vodafoneclubk
  Organizimi i Thirrjeve
 

Organizimi i Thirrjeve

Vodafone ofron një gamë të gjerë shërbimesh, të cilat e bëjnë celularin tuaj më të dobishëm. Ju mund të organizoni telefonatat tuaja në mënyrë që t'i përshtaten nevojave tuaja. Për më shumë informacion për shërbimin përkatës lexoni më poshtë:

Shërbimi i Ruajtjes së Telefonatës ju jep mundësinë të prisni një telefonatë tjetër ndërkohë që ju flisni. 
Vënia në Pritje e Telefonatës ju lejon që telefonuesi "të presë" në linjë ndërkohë që ju bisedoni. Në këtë rast telefonuesi nuk do të dëgjojë sinjalin e linjës së zënë.
 
Identifikimi i Telefonatës 
Për të identifikuar numrin thirrës shërbimi i identifikimit të numrit thirrës ju mundëson të shihni numrin e telefonit të thirrjes që merrni i cili do të shfaqet në ekranin e celularit tuaj. Ky shërbim është i disponueshëm falas për të gjithë abonentët e Vodafone. Shërbimi i fshehjes së numrit personal ju lejon të bëni thirrje tek njerëz të cilëve doni të mos njohin numrin tuaj të telefonit. Për të fshehur numrin tuaj të telefonit përdorni opsionin: "#31# numri i telefonit" 
Nëse keni aktivizuar shërbimin e fshehjes së numrit dhe doni që të riduket numri juaj, atëherë formoni "*31#numri i telefonit". Për të aktivizuar ose çaktivizuar këtë shërbim, telefononi shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 140, 139 dhe 144 nga celulari juaj (ose 069 140, 069 139 dhe 069 144 nga një linjë telefonie fikse).
 
Telefonata në Grup
Dritani është në Spanjë, Valbona është në punë, Ermali po udhëton drejt veriut, dhe ju keni disa lajme që dëshironi t'ia transmetoni atyre. A e dini që një telefonate në grup mund t'ia transmetojë lajmin njëherësh miqve tuaj? 
Ju mund të flisni me tre deri gjashtë persona njëherësh me anë të së njëjtës telefonatë, pavarësisht nëse flasin nga celulari, linje fikse apo ndodhen jashtë shtetit. 
Telefonatat në Grup janë të thjeshta dhe fleksibël për t'u vënë në përdorim - ju mund të zgjidhni ndërmjet grupeve dhe bisedave individuale dhe të pranoni telefonues të rinj kurdo që ju dëshironi. 
Nëse dëshironi të bëni telefonata në grup, ju lutemi telefononi Ofruesin e Sherbimit (Service Provider) i cili do të kryejë aktivizimin e këtij shërbimi.
Shënim: Ky shërbim është i mundshëm duke bashkëpunuar me "Ofruesin e Shërbimit" (Serivice Provider) dhe bëhet i mundur vetëm në disa tipe celularësh. Ky shërbim nuk i ofrohet abonentëve të Vodafone Card, të cilët paguajnë për kohën e vërtetë që ata flasin. Nismëtari i kësaj Telefonate Grup do të paguajë për telefonatat që ata iniciojnë. Si rrjedhojë vazhdimësia e bisedës do t'i shtohet faturës së tyre sikurse ato të ishin telefonata individuale.
 
Transferimi i Thirrjes
Në qoftë se ju ka rënë bateria e telefonit ose dëshironi që t'i prisni telefonatat në një telefon tjetër, ju mund të përdorni shërbimin e Transferimit të Telefonatës. Me anë të këtij shërbimi ju mund t'i drejtoni telefonatat tuaja në një numër tjetër celular apo në një numër fiks dhe të mbyllni celularin tuaj. Telefonuesi do të informohet nëpërmjet një mesazhi zanor dhe ju mund të jeni të sigurtë që asnjë telefonatë nuk do të humbasë. 
Personi që ju telefonon do të paguajë për telefonatën te numri juaj Vodafone, kurse ju (që keni aktivizuar Transferimin e Thirrjes) do të paguani telefonatën nga numri juaj te numri në të cilin është transferuar thirrja. 
Ky shërbim ofrohet falas nga Vodafone.
 
 
Bllokimi i Telefonatave
Nëse dëshironi, mund të bllokoni telefonatat nga dhe drejt telefonit tuaj celular nëpërmjet shërbimit të Bllokimit të Telefonatave. Ky shërbim ofrohet falas nga Vodafone. 
Ju mund të zgjidhni kategorinë e telefonatave që doni të bllokoni duke përdorur kodin tuaj 4-shifror. Për të gjithë abonentët e Vodafone, është vendosur fillimisht numri 1234 si Kod. Për sigurinë tuaj, ju mund të ndryshoni numrin e mësipërm duke shtypur: 
**03**kodi i vjetër*kodi i ri*kodi i ri#

Kujdes: Në rast se gaboni në regjistrimin e kodit të ri të bllokimit, do të vazhdojë të funksionojë kodi i vjetër derisa të regjistroni në mënyrën e duhur kodin e ri. Në qoftë se gaboni tre herë rresht për regjistrimin e kodit të ri, kontaktoni shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 140, 139 dhe 144 nga celulari juaj ose ose 069 140, 069 139 dhe 069 144 nga një linjë fikse. 
.
 
 
  Today, there have been 9 visitors (13 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free