vodafoneclubk
  Fatura Elektronike - Vodafone E-Bill
 
bannerebill

Fatura Elektronike - Vodafone E-Bill

Me anë të shërbimit të faturës elektronike që Vodafone Albania ofron për të gjithë planet tarifore me kontratë, klientët mund të marrin çdo muaj faturën e detajuar të komunikimit të tyre celular, shumë thjesht, shpejt dhe në mënyrë të sigurt, nëpërmjet faqes së internetit të kompanisë www.vodafone.al. Teknologjia e përdorur për të krijuar shërbimin Vodafone E-Bill , ofron siguri maksimale për të dhënat e komunikimit celular të klientëve me kontratë nëpërmjet kodeve të ndryshme PIN për secilin aksesim të faturës elektronike. Nëse klienti ka pranuar, nëpërmjet formularit të aplikimit të shërbimit E-Bill ofruar vetëm në dyqanet Vodafone, të marrë faturën elektronike, kjo e fundit do të zëvendësojë pjesën analitike të faturës së detajuar që i dërgohet klientëve me kontratë nëpërmjet shërbimit postar çdo muaj. Në këtë rast, zarfi i klientit do të përmbajë vetëm faturën tatimore.
 
Si mund ta merrni faturën tuaj elektronike?
 
1. Plotësoni formularin e aplikimit të shërbimit E-Bill në një nga dyqanet Vodafone duke patur me vete një dokument të vlefshëm identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti).
2. Hyni në adresën www.vodafone.al dhe klikoni në seksionin e E-Bill
3. Nëse kjo është hera e parë që e aksesoni këtë shërbim, regjistrohuni duke plotësuar të dhënat e kërkuara.
4. Pasi të jeni regjistruar, në celularin tuaj do t’ju vijë një SMS që përmban numrin PIN që do t’ju nevojitet për të aksesuar faturën tuaj elektronike.
5. Për të ofruar siguri maksimale për klientët tanë, çdo herë që ju do të kërkoni të aksesoni/kontrolloni faturën tuaj elektronike, do të merrni me SMS një numër të ri PIN.
6. Ju do të njoftoheni gjithashtu nëpërmjet një SMS-je dhe emaili që fatura juaj elektronike është gati.
7. Ju mund të aksesoni të gjitha faturat tuaja elektronike të 12 muajve të fundit. Fatura më e vjetër do të fshihet automatikisht me përgatitjen e faturës së re.
8. Nëse keni ndonjë paqartësi në lidhje më paraqitjen e të dhënave të faturës suaj elektronike, ju mund të na kontaktoni nëpërmjet linkut që gjendet brenda faqes së faturës suaj elektronike.
 
Çfarë do të përmbajë fatura juaj elektronike?
 
1. Periudhën e faturimit;
2. Pagesën fikse mujore për shërbimin;
3. Numrin e thirrur/datën/orën/kohëzgjatjen e bisedave të kryera numri i telefonuar;
4. Pagesën përkatëse për çdo komunikim të kryer.
 
 
  Today, there have been 3 visitors (3 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free