Vodafone ju ofron Facebook falas në celularin tuaj, nëpërmjet 0.facebook.com ose siç njihet ndryshe Facebook Zero.
Por çfarë është Facebook Zero?
- 0.facebook.com ose zero.facebook.com është një version më i thjeshtë – vetëm tekst (pa foto) - i versionit
standard të rrjetit social Facebook në celular m.facebook.com
- Version i thjeshtuar dhe shumë i shpejtë i Facebook në celularin tuaj
- Facebook Zero përmban vetëm tekst, kështu që përdorimi i të dhënave është më i ulët. Vodafone nuk do t’ju
tarifojë për aksesimin e të dhënave të kësaj faqeje.
- Mundësi për të parë foto apo faqe të tjera të jashtme thjesht duke klikuar mbi to. Në këtë rast ju do të tarifoheni me
çmimet standarde të internetit, por do të njoftoheni paraprakisht që po kaloni në një faqe me pagesë.
Për të aksesuar Facebook Zero thjesht klikoni nga celulari juaj në një nga faqet e mëposhtme dhe ju do të keni akses falas në shërbimet më popullore të Facebook, si rifreskimet e statusit, komentet apo mesazhet.
0.facebook.com/
ο.facebook.com/
zero.facebook.com/
Përdorimi i Facebook Zero është falas për të gjithë klientët Vodafone.
Shënim:
Nëse e përdorni këtë shërbim kur jeni në roaming, atëherë do të aplikohen tarifat standarte të roaming.
Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në 139, 140, 144.