vodafoneclubk
  Historia e Vodafone Albania Sh.A
 
Operatori më i fuqishëm i telefonisë celulare në botë, Vodafone prezantoi shërbimet e tij GSM në Shqipëri më 3 Gusht 2001 përmes një procesi nga më të shpejtët në botë për instalimin e rrjetit mbështetur në përvojën e partnerëve të saj dhe në eksperiencën e operimit të rrjeteve anembanë botës. 
 
Vodafone Europe  B.V. zotëron 50% të kapitalit të Vodafone Albania, ndërsa Vodafone Panafon International Holdings B.V. zotëron 50% (Kjo e fundit zotërohet nga Vodafone Group Plc).

Rrjeti GSM i kompanisë Vodafone Albania mbulon 90.86 % të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe rreth 99.6% të popullsisë shqiptare në zonat urbane dhe rurale. Kompania iu ofron mbi 1,515,313 klientëve të saj në Shqipëri (deri në fund te muajit qershor 2009) një gamë të gjerë shërbimesh komunikimi të një cilësie të lartë, duke përfshirë komunikim zanor dhe të dhënash, për të siguruar që klientët tanë përdorin rrjetin më të mirë të telekomunikacioneve dhe përfitojnë nga shërbime novatore dhe cilësore.
 
Vodafone Albania përdor teknologjinë celulare dhe mjetet më moderne dhe praktike për përdoruesin për t’u ofruar klientëve një gamë të gjerë shërbimesh dhe ofertash, të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit.
Kompania Vodafone Albania ka momentalisht ne funksionim një rrjet prej 61 dyqanesh në të gjithë vendin. Pikat tona të shitjes janë në shërbim të klientëve çdo ditë të javës, duke ofruar produkte dhe shërbime të kompanisë Vodafone, telefona celularë dhe aksesorë, si dhe asistencë teknike. 
Përgjatë aktivitetit të saj në Shqipëri, Vodafone Albania ka rritur performancën e saj të biznesit, duke qenë një prej kompanive kryesore që kontribuojnë në mënyrë domethënëse në ekonominë shqiptare. Kompania Vodafone Albania ka rekrutuar punonjësit dhe ekspertizën më të mirë në vend dhe ka trajnuar e promovuar profesionalisht punonjësit e saj, duke u bërë një prej vendeve të punës më të preferuar dhe më të admiruar për shqiptarët.
 
Gjithashtu Vodafone Albania ka kontribuar në mënyrë domethënëse në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke bashkëpunuar me partnerë kyç, përfshirë këtu dhe Qeverinë Shqiptare, njësitë e Pushtetit Vendor, organizata të ndryshme vendase e të huaja, si dhe një sërë institucionesh kulturore. 
Në 1 shkurt 2008, Vodafone Albania lajmëroi krijimin e Fondacionit Vodafone Albania, një ndër të parët fondacione të ngritur nga biznesi në Shqipëri, me fokus në çështjet sociale, për të ndihmuar në këtë mënyrë njerëzit të kenë një jetë më të mirë nëpërmjet avantazheve të zhvillimit të teknologjisë të komunikimit celular; duke mbështetur dhe plotësuar nevojat dhe interesat e komunitetit vendas, mbrojtjen e mjedisit, si dhe kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.
 
Nëpërmjet projekteve të ndryshme sociale dhe kulturore të zbatuara me sukses, Vodafone Albania ka arrirë shumë përfitues në komunitetet urbane dhe rurale në të gjithë vendin, duke promovuar artin, kulturën dhe sportin. Përpos përfaqësimit të një emri të telekomunikacionit shumë të njohur në të gjithë botën, nëpërmjet dedikimit të vazhdueshëm dhe pjesëmarrjes aktive, Vodafone Albania është tashmë sinonimi i një kompanie që mbështet dhe promovon kulturën, artin, dhe pjesëmarrjen qytetare.
 
 
 
  Today, there have been 7 visitors (11 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free